Kompanitë ruse janë të gatshme të financojnë blerjen e armëve më të rënda dhe sistemeve elektronike për mbrojtjen e uzinave të tyre nga sulmet me drone ukrainas. Këtë e tha Alexander Shokhin, kreu i lobit më të fuqishëm të biznesit në Rusi, gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin.
Industria ruse, përfshirë rafineritë e naftës, depot e karburantit, fabrikat e plehrave kimike dhe portet , jane goditur këtë vit nga sulmet në rritje të Ukrainës me dronë, shkruan A2 CNN. Qeveria ruse ka autorizuar tashmë përdorimin e armëve automatike të kalibrit 7.62, si AK-47, nga kompanitë private të sigurisë që ruajnë objektet industriale, si dhe mobilizimin e rezervistëve për njësitë lokale të mbrojtjes.
Sipas deklaratave të publikuara në faqen zyrtare të Kremlinit, Shokhin tha se kompanive u nevojiten “jo vetëm armë të lehta të kalibrit 7.62, por edhe më të rënda, përfshirë sisteme të luftës elektronike, instalime me lazer dhe armë të kalibrave të tjerë.
(A2 Televizion)