Bombardimet e Izraelit, Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 20:58 | Bota

Bombardimet e Izraelit, Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza.

Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte me komentet e bëra dje, në të cilat tha se do të shohim një "përfundim përfundimtar" të luftës në Gaza brenda dy ose tre javësh, ai përgjigjet: "Nuk ka një ‘përfundim përfundimtar’, lufta ka vazhduar për një kohë të gjatë”.

"Nuk ka asgjë përfundimtare, por shpresojmë se do t'i zgjidhim gjërat shumë shpejt në lidhje me Gazën dhe gjithashtu me Ukrainën e Rusinë", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se dje, presidenti amerikan sugjeroi që lufta e Izraelit në Gaza mund të ketë një "fund përfundimtar" brenda disa javësh, ndërsa zemërimi u rrit për shkak të sulmeve në spitalin Nasser.

Kur u pyet për sulmin, Trump tha: "Nuk jam i kënaqur me të. Nuk dua ta shoh."

Ai tha gjithashtu se kishte një "përpjekje shumë serioze diplomatike" për t'i dhënë fund luftës, shkruan A2 CNN.

"Mendoj se brenda dy-tre javëve të ardhshme, do të keni një fund mjaft të mirë dhe përfundimtar të luftimeve", u tha ai gazetarëve dje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos