
Prokurorët britanikë thanë të premten se kanë ngritur akuza ndaj tre burrave në lidhje me një sulm me zjarrvënie muajin e kaluar ndaj ambulancave të komunitetit hebre në veri të Londrës.
Tre burrat akuzohen për zjarrvënie me qëllim dëmtimin e pronës dhe për veprim të pakujdesshëm duke rrezikuar jetën e njerëzve, thanë prokurorët.
Policia Metropolitane deklaroi veçmas se, në këtë fazë, ngjarja nuk është shpallur si akt terrorizmi, por për shkak të rrethanave të saj, hetimi po drejtohet nga oficerët e kundër-terrorizmit. (A2 Televizion)