
Një avion i dytë luftarak amerikan u rrëzua sot në rajonin e Gjirit Persik. Sipas dy zyrtarëve amerikanë, piloti u shpëtua pa lëndime.
Avioni sulmues, i identifikuar si një A-10 Warthog, u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit afërsisht në të njëjtën kohë, kur një avion F-15E i Forcave Ajrore Amerikane u rrëzua mbi Iran, thanë zyrtarët.
Kjo vjen ndërsa zyrtarët amerikanë kanë nisur një operacion masiv kërkimi për një nga dy anëtarët e avionit F-15 që u rrëzua në Iran. (A2 Televizion)