Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë me autografin e tij Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në fanellën për Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen, shkruan A2 CNN.
António Costa, President i Këshillit Evropian, ia dorëzoi dhuratën Trumpit në Kanada. “Për Presidentin Donald Trump, të luash për paqe! Si ekip!”, shkroi Costa në rrjetet sociale.
To President @realdonaldtrump.
— António Costa (@eucopresident) June 16, 2025
Playing for peace. As a team. pic.twitter.com/iLGAmbmu0J
Gjithashtu në postimin e tij në rrjetet sociale, António ndau fotografi të Presidentit Trump dhe fanellës, së bashku me një pamje nga afër të mesazhit të Cristianos.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ylli i futbollit botëror dërgon mesazhe të tilla, pasi edhe më herët, ai ka bërë diçka të tillë. (A2 Televizion)