Sistemi Aegis i Marinës Amerikane mori pjesë në interceptimin e raketave të fundit të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, raporton Channel 12.
Përveç dy baterive Thaad të ofruara nga SHBA-të, të cilat u përfshinë plotësisht në kapjen e raketave së bashku me sistemin izraelit Arroë, Marina solli në rajon një anije të pajisur me sistemin Aegis që është ankoruar në brigjet e Izraelit.
Gjatë ditës së martë ka pasur disa shkëmbime raketash nga Irani dhe Izraeli, teksa IDF raportohet të ketë ekzekutuar dhe kreun e ri të ushtrisë iraniane, i emëruar në këtë detyrë vetëm 4 ditë më parë. (A2 Televizion)