
Një dënim brutal është zbatuar në Indonezi. Një çift është goditur 140 herë më kamzhik pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale jashtë martese dhe për konsum të alkoolit.
Dënimi është dhënë pasi shkel sheriatin, dhënë ndryshe ligjin fetar islamik. Vajza 21-vjeçare humbi ndjenjat pas asaj që autoritetet e quajtën një numër rekord goditjesh të shkaktuara në një seancë publike rrahjeje me kamzhik në provincën Aceh, shkruan A2.
Tre oficere femra e goditën me radhë me një bastun prej ratani, ndërsa ajo qante. Pasi u rrëzua, ajo u transportua nga oficeret femra nga skena në një ambulancë.
Çifti u rrah me shkopinj së bashku me katër të tjerë, përfshirë një oficer nga forca policore islamike, të cilët u shpallën fajtorë për shkelje të Sheriatit. (A2 Televizion)