Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një alarm sigurie në të gjithë botën për qytetarët amerikanë.
Amerikanëve në të gjithë botën u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë, pas sulmeve të SHBA-së kundër Iranit.
"Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar", thuhet në të. (A2 Televizion)