
Oleksandr Merezhko, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në parlamentin ukrainas, foli për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Sipas mediave të huaja, deputeti ukrainas përshëndeti ndihmën financiare të dhënë vendit të tij nga BE në orët e para të mëngjesit të sotëm, në formën e një kredie prej 90 miliardë eurosh (79 miliardë paund).
Duke folur me prezantuesen Samantha Washington, ai tha: "Është një lajm jashtëzakonisht i mirë për Ukrainën... dhe do të përmirësojë jashtëzakonisht shumë aftësitë tona mbrojtëse."
Megjithatë, Merezhko tha se vlerësimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregonin se Ukrainës i duheshin 137 miliardë dollarë për të “vazhduar funksionimin”, shkruan A2 CNN.
“Agresori duhet të ndëshkohet”, vazhdoi Merezhko, ndërsa argumentoi që asetet e ngrira ruse në Evropë të përdoren për të ndihmuar në financimin e mbrojtjes së vendit të tij.
Ukraina do të “vazhdojë të luftojë” për këtë, tha ai, duke shtuar se “është çështje drejtësie”. (A2 Televizion)