Nju Jorku gati për festë, përgatitjet e fundit në Times Square, prezantohet numri “2026”

Nga Rosalba Bejdo
19 Dhjetor 2025, 16:33 | Bota

Është dhjetor, çka do të thotë se në Times Square të Nju Jorkut kanë nisur përgatitjet për festën e Vitit të Ri.

Me vetëm 12 ditë të mbetura deri te rënia ikonike e topit të Vitit të Ri, shifrat “2026” u prezantuan gjatë një ceremonie në Times Square Plaza, të enjten. Spektatorët e pranishëm në ceremoni kanë filluar tashmë të mbajnë syze me mbishkrimin “2026”, shkruan A2 CNN. Katër shifrat që përfaqësojnë vitin e ri do të mbulohen nga gjithsej 5,280 kristale Waterford dhe 589 llamba LED, sipas Aleancës së Times Square.

Secila prej tyre është rreth  2.1 metra e lartë dhe së bashku formojnë të ashtuquajturin “Topi i Njëqindvjetorit” (Centennial Ball).

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos