Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi pas kthimit nga Uganda

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 17:35 | Bota

Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi

Dy persona në rajonin e Lombardisë në Itali po hetohen si raste të dyshuara me Ebola pasi u kthyen nga Uganda, ku kishin punuar si humanitarë për rreth tre muaj.

Një grua 30-vjeçare dhe një burrë 31-vjeçar shfaqën simptoma si temperaturë e lartë, të vjella dhe probleme gastrointestinale. Ata u dërguan në Spitalin Sacco në Milano për analiza të specializuara.

Autoritetet italiane thanë se ende nuk ka konfirmim për Ebola dhe se dyshohet më shumë për malarie. Pesë familjarë të tjerë janë nën mbikëqyrje shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se rreziku për përhapjen e Ebola-s në Itali mbetet shumë i ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos