
Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të fortë pasi SHBA-ja dhe Irani dhanë sinjale se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit mund të arrihet shumë shpejt.
Nafta Brent ra me mbi 5%, duke zbritur nën 98 dollarë për fuçi, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se negociatat “po ecin mirë”. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se në tryezë ndodhet një propozim “shumë i fortë” dhe se marrëveshja mund të finalizohet brenda ditës, shkruan A2CNN.
Tregjet reaguan menjëherë me optimizëm, pasi një marrëveshje do të sillte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit rruga kryesore nga ku kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz.
Megjithatë, nga Teherani u tha se megjithëse është bërë progres i madh në bisedime, marrëveshja ende nuk është afër përfundimit.
(A2 Televizion)