Digjet autobusi në Romë, flakët përfshijnë edhe pallatin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 17:36 | Bota

Digjet autobusi në Romë, flakët përfshijnë edhe

Një autobus urban ka marrë flakë paraditen e sotme në zonën Prenestina, në periferi të kryeqytetit italian të Romës.

Mjeti ishte jashtë shërbimi dhe në bord ndodhej vetëm shoferi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Zjarri ka qenë aq i fuqishëm saqë flakët kanë përfshirë edhe dritaret e një ballkoni në katin e parë të një pallati aty pranë, duke thyer xhamat dhe duke bërë që tymi të depërtojë në banesat përreth, shkruan A2 CNN.

Sipas Atac, kompanisë së autobusit, nga vlerësimet paraprake, flakët duket se janë përhapur nga pjesa e sipërme e autobusit, por për të përcaktuar shkaqet e sakta do të kryhen hetime të detajuara në orët në vijim.

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe policia lokale, ndërsa një re e madhe tymi të zi mbuloi zonën për disa minuta duke shkaktuar panik te banorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos