Një sërë rajonesh italiane ndaluan punën jashtë gjatë orëve të pikut, Franca ka mbyllur më shumë se një mijë shkolla, ndërsa Spanja konfirmoi qershorin si muajin më të nxehtë në histori, teksa një valë ekstreme e të nxehtit ka shkaktuar alarmi në mbarë Evropën.
2 punonjës te ekspozuar ndaj temperaturave ekstremisht të larta, deri në 46 gradë në Spanjë, kanë humbur jetën, e po ashtu në Bolonja vapa besohet të jetë shkaku i vdekjes së një punonjësi ndërtimi 47 vjecar.
Sipas Shërbimit Europian të ndryshimit të Klimës Kopernikus, Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, gati dyfish më shumë se mesatarja globale.
Në Francë termometri arriti në 41 gradë në disa zona, me 16 departamente që do të jenë në nivelin me të lartë të alarmit dhe 68 në të dytin më të lartë. Rreth 1350 shkolla janë mbyllur pjesërisht ose plotësisht, ndërsa kati i sipërm në kullën Eiffel do të jetë i mbyllur për vizitorët.
Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa zona, duke djegur qindra hektarë tokë në Francë.
Po ashtu Izmiri në Turqi lufton prej ditësh me flakët e më shumë se 50 mijë vetë janë evakuuar nga 5 rajone.
Italia ndërkohë ka aktivizuar alarmin e kuq për 17 qytete, përfshirë Milanon dhe Romën. Po ashtu, Greqia, Portugalia dhe Ballkani perëndimor po përballen me temperatura përvëluese, zjarre dhe viktima civile.
OBSH paralajmëroi për ndërmarrjen e masave të reja në mënyrë që të parandalohen dhjetëra mijëra vdekje. (A2 Televizion)