Sulme brenda Venezuelës? Trump e shpall Maduron anëtar të një organizate terroriste

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 16:18 | Bota

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur zyrtarisht presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, një anëtarë të një organizate të huaj terroriste. Kjo nënkupton se administrate e Donald Trump mund të ketë më shumë autoritetet për të ndërmarrë vendime, si p.sh të vendosë sanksione për të goditur asetet dhe infrastrukturën e Maduros.

Megjithatë, sipas ekspertëve ligjorë, nuk autorizon përdorimin e forcës vdekjeprurëse. Për Amerikën, presidenti i Venezuelës është pjesë e bandës “Cartel De Los Soles”, shkruan A2 CNN.

Grupi është i lidhur me forcat e armatosur dhe operon si një rrjet në Venezuelë që merret me trafikim droge.

Vendimi nga qeveria amerikane vjen pasi Pentagoni ka shtuar prezencën ushtarake në Karaibe dhe nuk ka përjashtuar mundësinë për ndonjë sulm brenda vendit që drejtohet nga Maduro, raporton A2 CNN.

SHBA-të kanë ndërmarrë një sërë bombardimesh në det duke shkatërruar disa anije dhe vrarë dhjetëra persona, të dyshuar si trafikantë droge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos