“Irani nuk ka asnjë shans me ne. Nuk e ka pasur kurrë’’. Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump këtë të martë, gjatë një aktiviteti në zyrën ovale, raporton A2CNN.
Sipas tij Teherani është shumë i vetëdijshëm për këtë edhe pse thotë tjetër gjë ne deklaratat publike. Kreu i shtëpisë së bardhë përsëriti pretendimet tashmë të njohura se SHBA ka asgjësuar ushtrinë iraniane, forcat ajrore dhe udhëheqësit e tyre.
Trump deklaroi gjithashtu se nuk mund ta lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore. “nëse ne nuk do të kishim nisur luftën do të kishim tani një Teheran me armë nukleare. Ndoshta as nuk do të ishim fare këtu tani”, deklaroi ai.
Sipas tij, SHBA e ka mundur rëndë Iranin, duke e reduktuar fuqinë e tij në varka të vogla me një mitraloz në ballë. Pohimi vjen pasi SHBA njoftoi se kishte sulmuar varka të vogla Iraniane në ngushticën e Hormuzit. Sipas Trump Irani e kishte nisur luftën me 159 anije dhe të gjitha gjenden tashmë në fund të detit. (A2 Televizion)