Episodi në Minesota, sulmohet me substancë të panjohur ligjvënësja demokrate

Nga Xhevahir Qardaku
28 Janar 2026, 12:38 | Bota

Anëtarja e Kongresit Amerikan, Ilhan Omar, u sulmua gjatë një takimi publik në Minneapolis, kur një person nga audienca i spërkati një lëng të panjohur me një shiringë.

Omar nuk u lëndua dhe vazhdoi fjalimin, duke deklaruar se nuk do të frikësohet nga akte intimidimi, shkruan A2CNN.

Sipas gazetarëve të pranishëm, lëngu kishte erë të fortë kimike, ndërsa autori, 55-vjeçari Anthony James Kazmierçak, u arrestua menjëherë dhe u akuzua për sulm të shkallës së tretë.

Kryetarja e Bashkisë së Minneapolisit dënoi ngjarjen, duke theksuar se dhuna dhe kërcënimet nuk kanë vend në qytet.

Incidenti ndodhi në një takim ku diskutohej për politikat e emigracionit, çështje që ka nxitur protesta dhe tensione të forta në shtetin e Minesotës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos