
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, duke deklaruar se ato po shpërfillen gjithnjë e më shumë.
“Marrëveshjet ndërkombëtare kanë humbur efektivitetin e tyre. Po kështu, vendimet e nxjerra nga gjykatat ndërkombëtare nuk po zbatohen më”, deklaroi Erdogan gjatë Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë, që po mbahet në Stamboll.
Kreu i shtetit turk vuri në pikëpyetje edhe legjitimitetin e sistemit aktual ndërkombëtar, duke theksuar se sistemi i Kombeve të Bashkuara nuk mund të konsiderohet “legjitim dhe i drejtë” nëse nuk pasqyron vullnetin e komunitetit ndërkombëtar.
Erdogan u ndal edhe te situata në Rripin e Gazës, duke e përshkruar enklavën palestineze si “kampin më të madh të përqendrimit në botë”.
(A2 Televizion)