Sulmet ruse, një i vdekur dhe katër të plagosur pas bombardimeve në Zaporizhzhia

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 19:54 | Bota

Sulmet ruse, një i vdekur dhe katër të plagosur pas bombardimeve

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës thotë se një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën pas bombardimeve të fundit ruse të ndërtesave të banimit në rajonin jugor të Zaporizhzhisë.

Sipas mediave të huaja, shërbimi thotë se "goditja dëmtoi 24 ndërtesa private banimi dhe ndërtesa ndihmëse".

"Ekipet e shpëtimit shuan një zjarr në çatinë e një prej ndërtesave private të banimit", thuhet më tej në njoftimin e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Sipas këtij njoftimi, shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje, ndërsa të lënduarve po u ofrohet ndihmë, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Presidentit amerikan Donald Trump për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, një armëpushim mes dy vendeve ende nuk është arritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos