Zelensky: Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të bëjnë kompromise

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 18:09 | Bota

Zelensky: Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të bëjnë kompromise

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur nga Davosi për luftën e vendit të tij me Rusinë.

Para gazetarëve, Zelensky tha se si Rusia, ashtu edhe Ukraina, duhet të bëjnë kompromise për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky tha se nëse të gjitha palët bashkëpunojnë, lufta mund të përfundojë, por jo nëse dikush, të cilin ai nuk e specifikoi, ‘luan lojëra’.

Kur u pyet nëse Ukraina është injoruar këtë javë, Zelensky tha: "Nuk është injoruar, ka pasur shumë sfida të ndryshme në Davos... por nëse harron luftën, ajo nuk do të zgjidhet... është e kuptueshme që udhëheqësit duhet të mendojnë për shumë probleme".

Po ashtu gjatë bisedës me gazetarët, Zelensky shtoi se:

1.       Dokumenti i garancive të sigurisë është përfunduar dhe kërkon marrëveshje nga të gjitha palët;

2.       Takimi trepalësh SHBA-Ukrainë-Rusi i nesërm është një hap "pozitiv";

3.       Çështja territoriale nuk është zgjidhur ende;

4.       Evropa duhet të marrë disa "vendime të forta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos