Spanja nuk gjen qetësi, aksidenti i katërt hekurudhor brenda javës, disa të plagosur

Nga Rosalba Bejdo
22 Janar 2026, 15:47 | Bota

Një tren pasagjeresh u përplas me një vinç në juglindje të Spanjës të enjten, duke shënuar aksidentin e katërt hekurudhor në vend brenda më pak se një jave. Katër persona pësuan lëndime të lehta në aksidentin pranë qytetit port të Kartagjenës, në rajonin e Murcias, shkruan A2 CNN.

Spanja është ende e tronditur nga tragjedia e së dielës, kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në rajonin jugor të Andaluzisë, duke u marrw jetwn tw paktwn 43 personave. Dy ditë më pas, një tren pasagjeresh doli nga shinat pasi një mur mbajtës u rrëzua mbi binarë për shkak të reshjeve të dendura pranë qytetit të Barcelonës, duke shkaktuar vdekjen e makinistit dhe plagosjen e rëndë të katër pasagjerëve, raporton A2 CNN.

Sindikata kryesore e makinistëve të trenave bëri thirrje për një grevë mbarëkombëtare për standardet e sigurisë pas këtij incidenti dhe një përplasjeje të dytë në rajonin verilindor të Katalonjës po atë ditë, të martën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos