Çfarë po fshihet në dosjen Epstein? Bill Clinton i zhveshur, banjat dhe vajzat, kritika të forta për redaktime

Nga Xhevahir Qardaku
20 Dhjetor 2025, 15:14 | Bota

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të redaktuar rëndë të përmbajtjes së dosjes Epstein, të dokumenteve të shumëpritura që lidhen me hetimet ndaj autorit të ndjerë të krimeve seksuale Jeffrey Epstein. Publikimi më i fundit përmban foto të ambienteve të brendshme të shtëpive të Epstein, udhëtimeve të tij jashtë shtetit dhe personazheve të famshëm. Megjithatë, redaktimet e gjera janë kritikuar nga demokratët për shkelje të ligjit të transparencës, por departamenti i drejtësisë thotë se ka “gabuar në anën e redaktimit për të mbrojtur viktimat”.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, shfaqet në disa fotografi, përfshirë disa në një pishinë. Ai është parë me njerëz, përfshirë Ghislaine Maxëell, bashkëpunëtoren e dënuar të Epstein, e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual.

Mick Jagger: Vokalisti i Rolling Stones është fotografuar me Bill Clinton dhe një grua, fytyra e së cilës është e redaktuar.

Michael Jackson: Ai shihet edhe me Bill Clinton.

Andrew Mountbatten-Windsor: Një foto e tregon ish-princin britanik të shtrirë mbi pesë vajza, fytyrat e të cilave janë të redaktuara, me Maxwell pas tyre.

Peter Mandelson: Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA është fotografuar me Epstein dhe një tortë të madhe ditëlindjeje. Mandelson ka thënë vazhdimisht se i vjen keq për marrëdhënien e tij me Epstein.

Maxwell shfaqet në shumë fotografi, përfshirë një ku ajo qëndron përpara selisë së kryeministrit britanik.

Në faqen që përmban dosjet, Departamenti ka vendosur një njoftim që sqaron se, "duke marrë parasysh afatin e caktuar nga Kongresi, janë bërë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të shqyrtuar dhe redaktuar informacionin personal në lidhje me viktimat dhe individë të tjerë privatë, si dhe për të mbrojtur materialet e ndjeshme nga zbulimi.

Megjithatë, për shkak të vëllimit të informacionit të përfshirë, kjo faqe interneti mund të përmbajë ende informacione që përfshijnë pa dashje informacione personale jo-publike ose përmbajtje të tjera të ndjeshme, duke përfshirë çështje me përmbajtje seksuale eksplicite”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos