Hakmarrja e ftohtë e Trump ndaj ISIS, SHBA sulmon rëndë Sirinë, mbi 70 bombardime dhe viktima

Nga Xhevahir Qardaku
20 Dhjetor 2025, 15:09 | Bota

Hakmarrja më e ashpër serviret e ftohtë. Shtetet e Bashkuara njoftojnë se ushtria ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës ndaj forcave amerikane në vend. Komanda Qendrore e SHBA-së bëri me dije se avionët luftarakë, helikopterët sulmues dhe artileria “goditën më shumë se 70 objektiva në vende të shumta në të gjithë Sirinë qendrore”.

Në sulm u përfshinë edhe avionë nga Jordania. Thuhet se komanda “përdori më shumë se 100 municione precize” që synonin infrastrukturën dhe pozicionet e njohura të ISIS-it.

Presidenti Donald Trump tha se “amerika po sulmon shumë fuqishëm” fortesat e ISIS-it, pas pritës së 13 dhjetorit në qytetin e Palmirës, në të cilën u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan.

Në një deklaratë për X, Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila drejton operacionet ushtarake amerikane në Europë, Afrikë dhe Indo-Paqësor, tha se Operacioni Hawkeye Strike u krye të premten. Komandanti, Admirali Brad Cooper, tha se SHBA-të “do të vazhdojnë të ndjekin pa pushim terroristët që kërkojnë të dëmtojnë amerikanët dhe partnerët tanë në të gjithë rajonin”.

Kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha agjencisë së lajmeve AFP se “të paktën pesë anëtarë të grupit të Shtetit Islamik u vranë” në provincën Deir ez Zor të Sirisë lindore, përfshirë udhëheqësin e një qelize përgjegjëse për dronët në zonë.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se operacioni “nuk është fillimi i një lufte, por një deklaratë hakmarrjeje”. “Nëse i shënjestroni amerikanët, kudo në botë, do ta kaloni pjesën tjetër të jetës suaj të shkurtër dhe të shqetësuar duke e ditur se Shtetet e Bashkuara do t'ju ndjekin, do t'ju gjejnë dhe do t'ju vrasin pa mëshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos