"Çfarë pune keni ju me ne?" Irani hedh poshtë propozimin amerikan për pasurimin e uraniumit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 16:45 | Bota

"Çfarë pune keni ju me ne?" Irani hedh poshtë

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka hedhur poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e programit bërthamor të Iranit.

Khamenei  akuzon Uashingtonin se kërkon ta gjunjëzojë Iranin duke e privuar nga politikat e tij. 

“Gjëja e parë që do tu themi amerikanëve dhe palëve të tjera është: Çfarë pune keni ju? Pse duhet të ndërhyni se kur Irani duhet të ketë ose jo pasurim të uraniumit? Çfarë keni ju? Urdhëresa e parë e Amerikës është se ju nuk duhet të keni industri nukleare fare. Irani nuk duhet të ketë një industri nukleare. Duhet të vareni nga ne për mjekësinë, energjinë, dhe shumë fusha të tjera të rëndësishme, pra ju nuk duhet të keni program nuklear fare.

Liderët e vrazhtë dhe të pasjellshëm të Amerikës e përsëritin këtë urdhëresë në shumë mënyra. Propozimi që kanë paraqitur amerikanët është 100% kundër interesave tona. Nëse kemi 100 centrale bërthamore, por pa pasurim, kjo nuk do të na ndihmojë. Sepse centralet bërthamore kërkojnë karburant. Nëse nuk mund ta prodhojmë këtë karburant bërthamor brenda vendit, do të na duhet t'i drejtohemi Amerikës. Ata mund të vendosin 10 kushte për furnizimin me karburant bërthamor”, u shpreh Khamenei. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos