Letërporosi britanike në SPAK, 2 dëshmi në Londër për Jan Prengën, anglezët kërkojnë detaje

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 16:29 | Bota

Kërkesa e SPAK për të pyetur si dëshmitarë dy shqiptarë rezidentë në Britaninë e Madhe për llogari të gjykimit ndaj të akuzuarve për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës ka vënë në lëvizje autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një letërporosie të dërguar në Shqipëri, britanikët kërkojnë më shumë detaje në lidhje me dy dëshmitarët, Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës dhe Gëzim Shullani.

Pyetja e tyre është kërkuar nga SPAK në procesin në ngarkim të Dritan (Gramoz) Rexhepajt, Aldo Majnishtës, Artan  Docajt, Gentjan Funiqit, Geraldo Martinit, Korado  Keshtenjës e Martin Bletës.

“Para se të shqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet për të cilat duhet të japin shpjegime, akuzat ndaj të pandehurve dhe se si mund të shërbejë dëshmiae tyre në proces”, thuhej në letër porosinë e relatuar në proces nga trupi gjykues në seancën e së mërkurës.

Në të njëjtën shkresë, pas saktësimeve të kërkuara,  pala britanike ngarkonte policinë për të bërë pyetjet e kërkuara nga autoritetet shqiptare. Gjykata i kërkoi prokurorëve të SPAK saktësimin e adresës së dy dëshmitarëve të kërkuar në Britaninë e Madhe, me qëllim plotësimin dhe ekzekutimin e letërporosisë.

Në seancë shkaktuan debate dhe disa transkripte në SKY ECC të të pandehurit Dritan Rexhapaj, të paraqitura si provë e re nga SPAK. Sipas prokurores Elida Kaçkini, aktet janë shkëputur nga dosje të tjera nën hetim nga SPAK, ku i pandehuri Dritan Rexhepi dyshohet për përfshirje në trafikun e drogës.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos