
SHBA-të lëshuan një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) Minuteman III herët të mërkurën, pasi Presidenti Trump bëri thirrje për rifillimin e testeve të armëve bërthamore.
Sipas mediave të huaja, Komanda Globale e Sulmit të Forcave Ajrore lëshoi raketën GT 254, të aftë për të transportuar armë bërthamore nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, me testin që shkoi pa probleme.
Raketa e paarmatosur ra pranë vendit të testimit të mbrojtjes nga raketat balistike ‘Ronald Reagan’ të ushtrisë në Ishujt Marshall, shkruan A2 CNN.
Testi, i cili ishte planifikuar muaj më parë, ka tërhequr vëmendjen pasi Trump urdhëroi ushtrinë javën e kaluar të fillojë testimin e armëve bërthamore të Amerikës, për herë të parë në më shumë se tre dekada. (A2 Televizion)
