Foreign Office: Progres i rëndësishëm i arritur në bisedimet në Londër për paqen Rusi-Ukrainë

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 21:52 | Bota

Foreign Office: Progres i rëndësishëm i arritur në bisedimet

Ministria e Jashtme britanike thotë se ka pasur përparim të rëndësishëm në bisedimet e sotme midis zyrtarëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina në Londër, për një paqe të qëndrueshme mes Kievit dhe Moskës.

Lexoni deklaratën e plotë të qeverisë britanike:

Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së u takuan sot në Londër me një delegacion ukrainas të kryesuar nga Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Yermak, Ministrja e Jashtme Sybiha dhe Ministri i Mbrojtjes Umerov, për një raund tjetër bisedimesh intensive pas takimit në Paris javën e kaluar.

Të gjitha palët përsëritën mbështetjen e tyre të fortë për angazhimin e Presidentit Trump për të ndaluar vrasjet dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Bisedimet sot ishin produktive e të suksesshme dhe u arrit përparim i rëndësishëm në arritjen e një qëndrimi të përbashkët mbi hapat e ardhshëm. Të gjithë ranë dakord të vazhdojnë bashkërendimin e tyre të ngushtë dhe presin me padurim bisedimet e mëtejshme së shpejti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos