Organizatorët e Davosit presin që delegacioni amerikan i udhëhequr nga Trump të jetë me i madhi ndonjëherë. Elitat e biznesit dhe ato politike shkojnë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror javën e ardhshme, me vizionin e tij për një rend ekonomik global të bazuar në rregulla që po testohet deri në kufij.
Edicioni i 56-të quhet "Një Frymë Dialogu", pasi dhe udhëheqësit e forumit thonë se, duke pasur parasysh pasigurinë aktuale, është thelbësore të bashkohesh për të hartuar një rrugë përpara në biznes dhe politikë, shkruan A2 CNN.
"Dialogu nuk është luks, është domosdoshmëri", tha presidenti i Forumit.
Organizatorët presin delegacionin më të madh amerikan ndonjëherë, duke përfshirë sekretarë për shtetin, thesarin, tregtinë dhe energjinë së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Forumi i fundit ka shumë për të diskutuar: nga mënyra se si të trajtohet versioni i Trump i Doktrinës Monroe që vendos supremacinë e SHBA-së në hemisferën perëndimore, deri te mënyrat se si inteligjenca artificiale po e ndryshon botën. (A2 Televizion)