Fundjavë protestash në SHBA, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2026, 13:38 | Bota

Mijëra protestues dolën në rrugët e Minneapolis për të kërkuar tërheqjen e agjentëve federalë të imigracionit nga Minesota. Protestat vijnë pas vrasjeve me armë të Alex Pretti dhe Renee Good.

Nën një operacion kombëtar kundër imigracionit, Presidenti Donald Trump ka dërguar 3,000 zyrtarë federalë në zonën e Minneapolis që patrullojnë rrugët me pajisje taktike, një forcë pesë herë më e madhe se Departamenti i Policisë atje.

Po ashtu edhe rrugët e San Franciskos u mbushën me protestues kundër politikave të Presidentit amerikan Donald Trump për Imigracionin.

Presidenti Trump ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të mos ndërhyjë në protestat në qytete të udhëhequra nga demokratët përvec rasteve kur zyrtarët lokalë kërkojnë ndihmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos