Operacionet e dhunshme antiemigracion, Trump mbron Kristi Noem dhe “Carin e Kufirit” nga kritikat

Nga Xhevahir Qardaku
31 Janar 2026, 12:13 | Bota

Operacionet e dhunshme antiemigracion, Trump mbron Kristi Noem dhe “Carin

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në rrjetet sociale për të mbrojtur fuqishëm sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, dhe “Carin e Kufirit” Tom Homan, duke bërë të qartë se qëndron pranë zyrtarëve të tij të lartë të emigracionit, shkruan A2 CNN.

Kjo vjen ndërsa ata po përballen me kritika të ashpra lidhur me aksionet e administratës në zbatimin e ligjit të emigracionit pas vrasjes së dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis, gjatë aksioneve federale. Trump ka akuzuar demokratët se po e sulmojnë Noem padrejtësisht, duke thënë se ajo po bën një “punë fantastike” dhe se është objekt kritikash për shkak se është grua.

Ai gjithashtu ka lavdëruar Tom Homan për punën e tij dhe e ka dërguar atë në Minneapolis për të ndihmuar në menaxhimin e tensioneve pas këtyre ngjarjeve. Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim civil për të drejtat e njeriut mbi vrasjen e Alex Pretti, për të ekzaminuar nëse oficerët kanë shkelur ligjin gjatë përdorimit të forcës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos