Kompania OpenAI njoftoi se sistemi ChatGPT ndihmoi në zbulimin e një operacioni të dyshuar kinez, që kishte si synim ndikimin dhe heshtjen e disidentëve kinezë jashtë vendit.
Sipas OpenAI, një zyrtar kinez e përdorte programin si një lloj “ditari” për të dokumentuar hapat e fushatës së pretenduar. Në disa raste, operatorët ishin paraqitur si zyrtarë emigracioni ose kishin përdorur dokumente gjyqësore të falsifikuara për të frikësuar objektivat.
Kompania thekson se hetuesit arritën të përputhin shënimet e ruajtura në këtë “ditar” me veprime reale në terren, duke nxjerrë në pah se qëllimi i operacionit ishte të heshteshin disidentët kinezë jashtë vendit. (A2 Televizion)