Raporti: 129 punonjës mediash të vrarë në 2025, Izraeli, përgjegjës për vrasjen e 2/3-tave të tyre

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 17:08 | Bota

Raporti: 129 punonjës mediash të vrarë në 2025, Izraeli,

Një raport i publikuar nga Committee to Protect Journalists (CPJ) ngre alarmin për një vit rekord sa i përket vrasjeve të gazetarëve në mbarë botën. Sipas raportit vjetor të organizatës me seli në Nju Jork, gjatë vitit 2025 janë vrarë 129 gazetarë dhe punonjës mediash në krye të detyrës, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

CPJ thekson se dy të tretat e viktimave, konkretisht 86 gazetarë, janë vrarë nga zjarri izraelit, kryesisht në Gaza. Raporti nënvizon se Izraeli mban përgjegjësi edhe për 81% të rasteve që janë klasifikuar si vrasje të qëllimshme, shkruan A2 CNN. Organizata shton se verifikimi i plotë i rasteve në Gaza është vështirësuar për shkak të kufizimeve të aksesit për mediat e huaja.

Sipas raportit, 104 nga 129 gazetarët e vrarë humbën jetën në zona konfliktesh, përfshirë Gazën, Jemenin, Sudanin dhe Ukrainën. Ndër rastet e përmendura është edhe ai i gazetarit të Reuters, Hussam al-Masri, i cili u vra në gusht gjatë raportimit pranë spitalit Nasser në Gaza. Autoritetet izraelite e cilësuan ngjarjen si një “gabim tragjik”.

Raporti i CPJ e cilëson vitin 2025 si një nga më të rrezikshmit për profesionin e gazetarit në dekadat e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos