
Mediat iraniane kanë publikuar imazhe që pretendojnë se tregojnë një avion luftarak amerikan të rrëzuar në Iranin qendror.
Agjencia gjysmëzyrtare Tasnim News Agency tha se ka siguruar pamje të një avioni luftarak të SHBA-ve, i cili sipas saj është rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Gardës Revolucionare Islamike në Iran, përcjell A2CNN.
Agjencia nuk përsëriti pretendimet e mëparshme se avioni mund të ishte një F-35, por theksoi se imazhet tregojnë shenja që e lidhin atë me Komandën Europiane të SHBA-së.
Kjo komandë operon një gamë të gjerë avionësh, përfshirë F-35, F-15, F-22 dhe F-16.
“Avioni luftarak i përket Skuadronit të 48-të të Komandës Evropiane të SHBA-së, me bazë në bazën ajrore Lakenheath në Angli. Ky skuadron është dislokuar në zonën e operacioneve të CENTCOM për veprime kundër Iranit”, thuhet në deklaratën e Tasnim.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar ende mbi këto pretendime. (A2 Televizion)