Irani godet Haifa-n në veri të Izraelit, deri tani konfirmohen gjashtë të plagosur

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 11:33 | Bota

Irani godet Haifa-n në veri të Izraelit, deri tani konfirmohen

Sipas autoriteteve në Izrael, vala më e fundit e sulmeve ka shënjestruar veriun e vendit, konkretisht qytetin e Haifas dhe zonat përreth tij.

Burime mjekësore izraelite bëjnë të ditur se gjashtë persona janë plagosur; disa prej tyre kanë pësuar tronditje psikologjike, ndërsa një person është goditur nga gurë të shkaktuar nga vala goditëse e sulmit, e cila ka shkaktuar dëme, përcjell A2CNN.

Duhet theksuar se Haifa është një qytet strategjik dhe shumë i rëndësishëm në Izrael. Ajo ka një numër të madh banorësh dhe është gjithashtu vendndodhja e një rafinerie nafte, më e rëndësishmja në vend, e cila përpunon rreth 70 për qind të kapacitetit total të rafinimit në Izrael.

Këtë herë rafineria nuk është goditur, por gjatë kësaj lufte ajo është sulmuar dy herë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos