![]()
Mojtaba Khamenei ka lëshuar një deklaratë ku dënon SHBA-në dhe Izraelin për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj infrastrukturës civile në Iran, duke thënë se “armiqtë me pakujdesi po thonë se duan ta kthejnë Iranin në Epokën e Gurit” me sulmet e tyre.
Sulmet amerikano-izraelite ndaj urave, termocentraleve, shkollave dhe objekteve të tjera iraniane “janë shprehje e një krimi kundër njerëzimit që kanë kryer qeveria e SHBA-së dhe regjimi vrasës izraelit”, tha ai në një deklaratë të shpërndarë nga mediat iraniane.
“Është e keqardhshme që ata rritin çdo ditë zhurmën e luftës, kërcënimeve dhe shkatërrimit, ndërsa institucionet ndërkombëtare mbeten të heshtura dhe indiferente, dhe ndoshta edhe bashkëfajtore në agresion, duke u bërë partnerë në ndezjen e kësaj zjarri.” (A2 Televizion)