Goditje e rëndë nga SHBA, Trump me tarifë mbi 103 mijë dollarë për këtë lloj vize

Nga Xhevahir Qardaku
25 Gusht 2026, 11:15 | Bota

Administrata Amerikane planifikon që të vendosë një tarifë shtesë prej 103 256 dollarësh për vizën H-1B, që përdoret nga aplikantët për t’u punësuar në Shtetet e Bashkuara. Vendimi nga presidenti Donald Trump vjen disa muaji pasi një gjykatë federale rrëzoi përpjekjen e kaluar të qeverisë së tij për të vendosur tarifë aplikimi prej 100 mijë dollarësh.

Në rregulloren e re të propozuar, administrata thekson se tarifa do të përdoret për mbulimin e kostos për sistemin e emigracionit dhe do të nxisë kompanitë që të punësojnë punonjës amerikanë, si dhe t’i paguajë ata më shumë. Vendimi nuk është përfundimtar dhe procesi mund të marrë muaj përpara se të bëhet zyrtar, veçanërisht nëse has në sfida ligjore.

Publiku ka kohë 30 ditë për të dërguar komente lidhur me këtë propozim. Vizat H-1B u mundësojnë profesionistëve të huaj që të kërkojnë punë në profesionet që janë të specializuar. Aplikantët duhet të kenë një diplomë baçelor ose të ngjashme. Viza, nëse përfitohet, është e vlefshme për 3 vite dhe mund të rinovohet për 3 vite të tjera.

Ekonomistët theksojnë se programi lejon komapnitë amerikane që të ruajnë konkorrueshmërinë dhe të rrisin bisnesin e tyre. Ligji në SHBA lejon lëshimin e vetëm 65 mijë vizave të llojit H-1B në vit, ndërsa 20 mijë të tjera rezervohen për ata që kanë kryer studimet në Amerikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos