Grabitja dhe skandali me biletat, Presidenti Macron emëron drejtorin e ri të Luvrit në Paris

Nga Xhevahir Qardaku
25 Shkurt 2026, 17:54 | Bota

Franca ka emëruar Kristof Leribo si drejtorin e ri të Muzeut të Luvrit, duke e zhvendosur nga drejtimi i Pallatit të Versajës. Misioni i tij është që të nxjerrë muzeun nga kriza pas një grabitjeje të rëndë bizhuterish, grevave të stafit dhe skandalit me biletat.

Një zëdhënëse e qeverisë, tha se Leribot do të merret me projekte madhore për sigurinë dhe modernizimin e Luvrit. Ish-drejtoresha Lauronc De Ka, dorëheqja e së cilës u pranua nga Emmanuel Macron, u kritikua ashpër pas vjedhjes së tetorit, kur u zhdukën bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë, duke zbuluar mangësi serioze sigurie.

Krahas kësaj, grevat për paga dhe kushte pune, rrjedhjet e ujit dhe një hetim për mashtrim me bileta që dyshohet se ka shkaktuar humbje mbi 10 milionë euro në një dekadë, kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos