
Një emër i panjohur për publikun deri pak kohë më parë, Natalie Harp po tërheq vëmendjen e mediave amerikane për afërsinë e pazakontë me Donald Trumpin. Asistentja 35-vjeçare që rrallë shihet larg presidentit, e ku Trump duket se beson verbërisht është bërë objekt debati në SHBA.
“Presidenti nuk dëshiron të merret me detyrën e tij, por “të ndërtojë sallën e ballove dhe të udhëtojë me Natalie në pallatin e tyre fluturues!”, thotë senatori Jon Ossoff.
Mjaftoi kjo deklaratë e senatorit demokrat të Xhorxhias, Jon Ossoff, gjatë një tubimi elektoral për të kthyer për ta kthyer emrin e Natalie Harp, në më të përfolurin ditët e fundit. 35-vjeçarja, shfaqet vazhdimisht në krah të Donald Trumpit, nga takimet në Shtepine e Bardhe deri te udhëtimet dhe fundjavat e golfit dhe ka një akses të pazakontë në Zyrën Ovale. Harp, e njohur brenda Shtëpisë së Bardhë si “printerja njerëzore” e Trumpit, i përgatit atij artikuj lajmesh, postime nga rrjetet sociale dhe materiale që mendon se do t’i interesojnë. Ajo gjithashtu e ndihmon presidentin me postimet e tij në Truth Social dhe punon, sipas raportimeve, shtatë ditë në javë.
Gazetarja e “New York Times”, Maggie Haberman, thotë se Harp është kthyer në një prej njerëzve me më shumë akses te presidenti, duke luajtur edhe rolin e një “porteje” përmes së cilës mund të kalojnë kontakte të rëndësishme.
Harp ishte mes një grupi shumë të vogël personash që u larguan fshehurazi me një avion tjetër nga Samiti i NATO-s në Turqi, bashkë me Trumpin, për shkak të një kërcënimi të mundshëm.
Përkushtimi i saj ndaj Trumpit u vu në pah edhe nga një letër personale që ajo i dërgoi pasi mendoi se e kishte mërzitur gjatë një udhëtimi jashtë vendit.
“Dua që gjërat mes nesh të jenë gjithmonë mirë. Me gjithë zemër, Natali”, i shkruante ajo. Siç raportohet, Trump beson verbërisht tek ajo, e madje në një rast ka pohuar se 35-vjeçarja nuk do ta braktiste kurrë.
Por ky afrim i jashtëzakonshëm nuk është pritur mirë nga të gjithë. Haberman thotë se Harp , e cila ka një pagë prej 150 mijë dollarësh në vit, nuk është e pëlqyer nga shumë prej kolegëve të saj dhe se roli i saj ka shkaktuar prej kohësh debate brenda Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)