Kopshti zoologjik i Aalborg-ut në Danimarkë ka nisur një fushatë të veçantë, duke kërkuar nga qytetarët të dhurojnë kafshë shtëpiake të shëndetshme, por të padëshiruara, për t’u përdorur si ushqim për grabitqarët e tij. Kafshët që pranohen janë pula, lepuj, kavie dhe kuaj.
Sipas njoftimit zyrtar, kafshët e vogla eutanazohen në mënyrë profesionale dhe humane nga personeli i trajnuar. Në rastin e kuajve, ata duhet të kenë pasaportë veterinare dhe të mos kenë marrë trajtime për sëmundje në 30 ditët e fundit. Donatorët e kuajve mund të përfitojnë edhe lehtësime tatimore, në përputhje me ligjin danez.
Kopshti thekson se ky është një mënyrë për të siguruar një ushqyerje sa më natyrale për grabitqarët si luanët, tigrat, duke u ofruar atyre mish ashtu siç do të ndodhte në natyrë. Kjo ndihmon në ruajtjen e sjelljes dhe shëndetit të tyre natyror.
Zëvendësdrejtoresha e kopshtit, Pia Nielsen, tha se kjo praktikë është e njohur në Danimarkë dhe vlerësohet nga një pjesë e madhe e publikut si një mënyrë e përgjegjshme për t’i dhënë një përdorim të dobishëm kafshëve që për arsye të ndryshme nuk mund të mbahen më nga pronarët. (A2 Televizion)