Akuzat e Zelenskyt se Pekini furnizon Moskën me armë, Ukraina sanksionon subjektet kineze

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 13:20 | Bota

Akuzat e Zelenskyt se Pekini furnizon Moskën me armë, Ukraina

Ukraina ka sanksionuar tre entitete kineze, sipas një dekreti Presidencial, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave të huaja, kjo lëvizje vjen pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Pekinin për furnizimin e Moskës me armë dhe pasi dy shtetas kinezë u arrestuan duke luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.

Lista e sanksioneve, e cila përfshin gjithashtu kompani ruse, emërton Beijing Aviation And Aerospace Xianghui Technology Co Ltd, Rui Jin Machinery Co Ltd, dhe Zhongfu Shenying Carbon Fiber Xining Co Ltd, të gjitha të regjistruara në Kinë.

Kujtojmë se Pekini nga ana e tij i ka mohuar akuzat e Presidentit Zelensky, duke thënë se Kina nuk ka ndërhyrë në konfliktin në Ukrainë as me ushtarë e as me mjete ushtarake.

Megjithë përpjekjet e administratës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të arritur një armëpushim për konfliktin në Ukrainë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos