Shtëpia e Bardhë nuk lejon kthimin, senatori amerikan takon njeriun e dëbuar gabimisht nga Trump

Nga Xhevahir Qardaku
18 Prill 2025, 12:25 | Bota

Senatori amerikan, Kris Van Hollen, takoi personin e dëbuar gabimisht nga Merilend për në një burg të El Salvadorit.

Pavarësisht se administrata Trump kanë pranuar se ishte deportuar gabimisht, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se ai kurrë nuk do të shkelë më tokën e Shteteve të Bashkuara, me pretendimin se bën pjesë në një bandë të rrezikshme.

Senatori postoi fotografi nga takimi i tij me Kilmar Abrego Garsia, të cilin administrata e ka refuzuar ta kthejë në SHBA pavarësisht një urdhri nga një gjykatës federal. Pas takimit, presidenti i El Salvadorit, Naib Bukele, gjithashtu refuzoi të lirojë zotin Garsia dhe tha se ai do të mbetej në paraburgim. Avokati mbrojtës i personit të dëbuar gabimisht, mohon akuzën se klienti i tij është pjesëtar i bandës ndërkombëtare me bazë në El Salvador, MS-13, shkruan A2 CNN.

Takimi erdhi në mes të një përplasjeje të përshkallëzuar midis presidentit të SHBA dhe gjykatave për politikat e tij lidhur me emigracionin. Një gjykatës amerikan në një çështje tjetër tha se administrata mund të mbahet përgjegjëse për mospërfillje të gjykatës për fluturimet e dëbimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos