Marrëveshja e mineraleve me SHBA duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Ukrainës, ç’pritet të ndodhë në Uashington

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 11:54 | Bota

Marrëveshja e mineraleve me SHBA duhet të ratifikohet nga Parlamenti i

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal do të udhëtojë në Uashington në fillim të javës së ardhshme për të takuar Scott Bessent, sekretarin e Thesarit të SHBA-së, për të finalizuar një marrëveshje mineralesh midis dy vendeve, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave të huaja, Kievi dhe Uashingtoni nënshkruan të dy një memorandum, duke sinjalizuar dëshirën e përbashkët për të përfunduar marrëveshjen javën e ardhshme.

Julia Svyrydenko, zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, tha këtë mëngjes se memorandumi "dëshmon për punën e përbashkët konstruktive të ekipeve tona dhe synimin për të finalizuar dhe përmbyllur një marrëveshje që do të jetë e dobishme për të dy popujt tanë".

Të dy vendet thuhet se janë në një mirëkuptim që Parlamenti ukrainas do të duhet të ratifikojë çdo kusht përfundimtar, me më shumë diskutime të planifikuara për të enjten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos