Vijojnë të intensifikohen luftimet e përgjakshme mes ushtrizë izraelite dhe Hamasit në Gaza.
Sipas Izraelit, tashmë Hamasi e ka humbur kontrollin e Gazës dhe nuk ka fuqi të ndalojë ushtrinë, duke u larguar me shpejtësi për në jug të enklavës.
Mbrëmjen e kaluar ushtarët izraelitë nga brigada “Golani” hynë në Parlamentin e Gazës dhe morën kontrollin e tij. Fotoja e trupave që shfaqin flamuj izraelitë pas tryezës presidenciale u bë virale në mediat sociale.
Reagimi i Hamasit ishte i menjëhershëm dhe përmes zëdhënësit të tij, Ahmed Abdul Hadi , njoftoi se Hezbollahu do të hyjë plotësisht në luftë me Izraelin nëse Hamasi shkatërrohet plotësisht në Gaza .
“Vija e kuqe për Hezbollahun është shkatërrimi total i rezistencës në Gaza"
Ndërkohë, të gjithë spitalet në veri të Rripit janë jashtë shërbimit. Presidenti i SHBA, Biden në thirrjen e tij të fundit i kërkoi Izraelit që të mbrojë spitale. Ndërkohë, që trupat izraelite insistojnë se terroristët e Hamasit i kanë përdorur këto struktura spitalore si mburoja.
(A2 Televizion)