Hezbollah sulm me raketa ndaj Izraelit, goditet Haifa, qyteti nga ku prodhohet 64% e hidrokarbureve në vend

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 09:25 | Bota

Hezbollah sulm me raketa ndaj Izraelit, goditet Haifa, qyteti nga ku prodhohet

Hezbollahu lëshoi një breshëri raketash nga jugu i Libanit vonë të premten, duke synuar qytetin port izraelit të Haifës, i cili ka qenë nën sulme të vazhdueshme me raketa.

Ushtria izraelite thotë se shumica e raketave u interceptuan, ndërsa të tjerat ranë në zona të hapura.

Në koordinim me raketat e lëshuara nga Irani në orët e para të ditës së sotme, siç ndodh shpesh, Hezbollahu bashkërendoi lëshimin e disa raketave përtej kufirit drejt veriut të Izraelit. Alarmet u dëgjuan në zona të ndryshme, ndërsa njerëzit u strehuan në qytete dhe komunitete në veri të Izraelit.

Izraeli akuzon Hezbollahun se ka goditur me raketë një post të Kombeve të Bashkuara të premten, duke plagosur tre ushtarë të OKB-së.

Gjithashtu të premten, ushtria izraelite prezantoi një masë të re për të forcuar numrin e trupave, veçanërisht atyre që luftojnë në jug të Libanit. Kjo vjen pas paralajmërimeve nga disa gjeneralë për mungesë trupash për të përmbushur të gjitha angazhimet në këtë luftë që po zgjerohet.

Është bërë e ditur se rezervistët, të cilët zakonisht thirren për të shërbyer për gjashtë javë, tani do të duhet të qëndrojnë në detyrë për nëntë javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos