
Ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim të premten dhe të shtunën në mëngjes tha se kishte nisur të godiste objektiva në Liban.
Por nga Bejruti, u dëgjuan zhurma të forta shpërthimesh që vinin nga periferitë jugore të qytetit, përcjell A2CNN.
Janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme mbrëmë dhe dy të tjera këtë mëngjes, megjithëse nuk ka informacion se çfarë është goditur.
Periferitë jugore kanë mbetur pothuajse pa popullsi gjatë muajit të fundit, pas urdhrave për evakuim dhe sulmeve të përsëritura ajrore nga ushtria izraelite.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz që jetonin aty janë zhvendosur. Disa po jetojnë me të afërm, të tjerë në një stadium sportiv në Bejrut, ndërsa disa të tjerë në rrugë, nëpër tenda.
(A2 Televizion)