Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni që të shpëtoni jetët tuaja, operacioni ndëshkues nis tani

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 20:49 | Bota

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit thotë në një videomesazh të postuar nga mediat iraniane drejtuar banorëve të Izraelit se "veçanërisht Tel Avivi dhe Haifa duhet të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur për të shpëtuar jetën e tyre".

Sipas mediave të huaja, Gjenerali Major Abdolrahim Mousavi thotë gjithashtu se "operacionet e kryera deri më tani kanë qenë një paralajmërim për parandalim" dhe një "operacion ndëshkues" nga Irani "do të kryhet së shpejti".

Edhe pse sulmet iraniane kanë vrarë të paktën 24 izraelitë që nga e premtja, shumica e raketave iraniane janë ndaluar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Kujtojmë se megjithë paralajmërimet e fuqive të mëdha të botës, arritja e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve është ende larg, shkruan A2 CNN.

Ditët e fundit, vetë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka qenë i paqartë me deklaratat e tij në lidhje me konfliktin, ku herë shprehet se pret që të arrijë marrëveshje bërthamore me Iranin, ndërsa sot është shprehur se Irani duhet të dorëzohet pa kushte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos