
Rusia nuk do të ndërmarrë kurrë një veprim si rrëmbimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ashtu siç, sipas saj, vepruan Shtetet e Bashkuara me presidentin venezuelian Nicolás Maduro.
Kjo u deklarua nga kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko, e cila theksoi se një veprim i tillë “nuk është në stilin e Rusisë” dhe do të sillte humbje të respektit për vendin.
Sipas saj, Moska e konsideron veten një shtet me peshë në arenën ndërkombëtare dhe nuk do të përdorte metoda të tilla, edhe në kushte tensioni.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa ajo e krahasoi situatën me ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë, ku presidenti Nicolás Maduro u arrestua dhe u dërgua në SHBA për t’u përballur me akuza penale.
Autoritetet ruse theksojnë se zgjidhja e krizave politike duhet të vijë përmes dialogut dhe jo përmes veprimeve të forcës. (A2 Televizion)