Italia dënon sekuestrimin e flotiljes nga Izraeli dhe kërkon lirimin “e menjëhershëm” të qytetarëve

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 13:55 | Bota

Italia dënon sekuestrimin e flotiljes nga Izraeli dhe kërkon lirimin

Italia ka dënuar ashpër ndërhyrjen dhe sekuestrimin nga Izraeli të anijeve të flotiljes Global Sumud në ujëra ndërkombëtare, përcjell A2CNN.

“Italia dënon sekuestrimin e anijeve të Global Sumud Flotilla dhe i bën thirrje Izraelit të lirojë menjëherë të gjithë italianët e ndaluar në mënyrë të paligjshme,” thuhet në një deklaratë të qeverisë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Sipas agjencisë italiane ANSA, duke cituar burime nga organizatorët, 24 shtetas italianë janë ndaluar.

Qeveria italiane bëri gjithashtu thirrje për “respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe garanci për sigurinë fizike të personave në bord”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos