Nga lufta e fjalëve me liderët europianë lidhur me Iranin, presidenti amerikan Donald trump kalon në veprim. Kreu i shtëpisë së bardhë tha se administrata e tij po mendon të reduktojë numrin e trupave amerikane në Gjermani, raporton A2CNN.
"Shtetet e Bashkuara po studiojnë dhe po shqyrtojnë reduktimin e mundshëm të trupave në Gjermani, me një vendim që do të merret gjatë një periudhe të shkurtër kohore në vijim."
Një zyrtar i lartë i administratës, tha për agjencinë e lajmeve Reuters më herët gjatë këtij muaji se Trump ka diskutuar mundësinë e largimit të disa ushtarëve amerikanë nga Europa, dhe duket se njoftimi i fundit reflekton një qëllim të tillë. SHBA ka 68 mijë trupa aktive në bazat përtej detit në europë, sipas të dhënave të bëra publike në dhjetor të vitit 2025. Më shumë se gjysma e tyre, pra 36 400 trupa janë të stacionuara në gjermani.
Deklarata e Trump vjen në mesin e një përplasjeje me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me luftën në Iran ditët e fundit. Të martën presidenti amerikan tha se Merz nuk dinte për çfarë po fliste, në kundërpërgjigje të pohimit të kancelarit se Irani po poshtëronte shtetet e bashkuara në bisedimet për fundin e luftës.
Gjithashtu deklarata erdhi disa orë pasi gjenerali gjerman Carsten Breuer, u takua me zyrtarë të mbrojtjes në SHBA të mërkurën për të diskutuar të parën strategji ushtarake të vendit jashtë ombrellës së NATO-s që prej luftës së dytë botërore. Nën sekretari i mbrojtjes Elbridge Colby vlerësoi dokumentin gjerman, i cili përcakton qëllimin e Berlinit për t'u bërë forca më e madhe konvencionale e Evropës, duke thënë se tregonte "një rrugë të qartë përpara".
Ekspertët thonë se SHBA ka përfitime të mëdha nga prania në bazat europiane, dhe se trupat përtej oqeanit janë një instrument i shtrirjes ushtarake globale të SHBA.
(A2 Televizion)