Izraeli ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kanadanë se janë në "anën e gabuar të historisë".
Sipas mediave të huaja, udhëheqësit e tre vendeve kërcënuan dje se Izraeli do të ketë pasoja, përfshirë sanksione, nëse nuk e ndal ofensivën e tij të fundit ushtarake në Gaza dhe nuk rrit fluksin e ndihmave për popullsinë civile atje.
Hamasi e vlerësoi deklaratën e shteteve perëndimore si një "hap në drejtimin e duhur", duke nxitur një përgjigje nga llogaria zyrtare e Izraelit në rrjetin social ‘X’ pak çaste më parë.
"Kur të lëvdon Hamasi - një organizatë terroriste xhihadiste që vret fëmijë dhe përdhunon gra, je në anën e gabuar të historisë. Çfarë turpi", shkruhej në faqen zyrtare të Izraelit në rrjetin social ‘X’. (A2 Televizion)